Është arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes së ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.
ABC mëson se në pranga ka rënë Saimir Kuçi. Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal.
Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.
Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove. /abcnews.al/