Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra/ E plagosura niset drejt Traumës

schedule21:40 - 24 Gusht, 2025

schedule 21:40 - 24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy vajza dhe një e tretë ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra.

Viktima kanë mbetur  dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe. Kjo e fundit sipas bluzave të bardha të Sarandës, ka politrauma, por eshte jashtë rrezikut për jetën.

Për mjekim më të specializuar u dërgua me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në foto viktima Rozina Dhimaku, studente në degët e mjekësisë.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!