EMRAT/ 2 milion euro drogë në banesë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

schedule18:06 - 10 Maj, 2020

schedule 18:06 - 10 Maj, 2020

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 34 kilogram heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë euro. Janë arrestuar Alfred Tusha 29 -vjeçar dhe Leonard Spahiu 44 vjeç që jetonin në komunën Monesilvano në provincën Pescara.

Dy shqiptarët u arrestuan në shtëpinë e tyre të marrë me qira. Policia gjeti në banesë dy thasë me 25 kg heroinë dhe 5 kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur në një dollap.

Të arrestuarit, do të duhet të përgjigjen për akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!