Emra pranë Bashës përfitues tek inceneratorët? Kryemadhi: Do t’i denoncojmë të gjitha

schedule10:54 - 4 Korrik, 2022

schedule 10:54 - 4 Korrik, 2022

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një komunikim me gazetarët u pyet lidhur me aferën e Inceneratorëve dhe akuzave se disa kompani të lidhura me Lulzim Bashën figurojnë përfituese.

Kryemadhi u shpreh se të gjitha kompanitë do të denoncohen në SPAK dhe kushdo qoftë personi do të përballet me ligjin.

“Do ti denoncojmë me emra. Do ua shpjegojmë emrat edhe kompanitë dhe përfituesit që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës. Dikush kanë marrë toka vila para, biznese, që janë të faktuara. Mjafton të gjurmosh paratë. Do shikosh që përfundon tek emri i gruas që blen vilë apo fëmija që blen biznes. Janë të denoncuara. Janë prova që ne do t’ja dorëzojmë SPAK.”tha Kryemadhi.