Empoli ka arritur të mposhtë Bolognan me rezultatin 4-2. Protagonist në këtë ndeshje nuk mund të mos ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami.
Bajrami mori përsipër një penallti në minutën e 54, ku u tregua i saktë.
Mesfushori do të ishte në fushë deri në minutën e 80 ku më pas u zëvendësua nga një tjetër talent shqiptar, Kristian Asllani.
Kujtojmë që ky ishte goli i dytë për 22 vjeçarin në Serie A. /abcnews.al/