Kristjan Asllani është kthyer në një objektiv të klubeve të mëdha italiane. Pas Interit që po e ndjek, edhe Milani e ka një sy nga mesfushori i Shqipërisë U21.
Alfredo Pedulla raporton se kuqezinjtë dëshirojnë ta bëjnë tyrin mesfushorin, i cili vjet doli kampion në Itali me të rinjtë e Empolit.
Tashmë ai ka fituar një vend titullari te skuadra e Serie A. Plani i Milanit është që ta blejë Asllanin dhe ta lërë edhe një sezon në huazim tek Empoli.
Gjithsesi nuk duket një mision i lehtë, kur kupton që klubi italian kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Asllanit. / abcnews.al