Një moment emocionues ka ndodhur gjatë një takimi zyrtar në Zoom.
Këshilltari i qarkut të Nottinghamshire, John Cottee, 66 vjeç, zbuloi se ishte bërë gjysh për herë të parë.
Ai u emocionua aq shumë, sa që vendosi që këtë moment ta ndajë me të gjithë pjesëmarrësit, në mes të takimit.
Cottee, i cili e kishte të fikur mikrofonin në atë moment, ishte duke drejtuar një takim të këshillit, kur i befasuar mori një mesazh me tekst nga vajza e tij Nicola.
‘Unë kërkoj falje. Jam pak i ngazëllyer, sapo jam bërë gjysh për herë të parë’, tha ai. l.k/abcnews.al