Moderatorja Ermira Causholli këtë të enjte ishte e pranishme në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli mbi projektin e saj më të ri “E ardhmja është vajzë”, i cili fillon në shtator 11 nëntor në ekranin e ABC.
Ajo foli jo vetëm për pjesën profesionale të saj, por edhe për jetën familjare. Duket se moderatorja ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi bashkëshorti i saj Arditi ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të Covid 19.

“Arditi tanimë është mirë, është rikuperuar, forcuar. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Është më i fortë se kurrë”.
Ndërsa Ermali e pyet që nëse në momente të caktuara pati frikë, teksa Arditi po përballej me koronavirusin, ajo tha se:
“Edhe në momentet më të vështira unë nuk e pata një parandjenjë të keqe. Duke njohur që Arditi ka një zemër të madhe, falte armiqtë dhe I dhuronte dashuri miqve, një njeri i tillë i duhet miqve, shokëve, fëmijëve të vet, gruas së vet dhe nënës së vet”.
Causholli emocionohet pa fund edhe nga video-mesazhi i vajzës së saj. /Abcnews.al

