“Emocion i papërshkrueshëm”, Miretti: Frymëzohem nga De Bruyne, përpiqem t’i vjedh sekretet Locatellit

schedule15:55 - 1 Maj, 2022

schedule 15:55 - 1 Maj, 2022

Fabio Miretti, mesfushori i Juventusit, foli për “Sky” në ndeshjen e tij të parë që nga fillimi në Juventus në fitoren 2-1 kundër Venezias.

 “Ndeshja e sotme ishte një emocion i papërshkrueshëm, do ta mbaj gjithmonë në zemrën time. Sot u ndjeva mirë, të gjithë më ndihmuan dhe prandaj u ndjeva si njëri prej tyre, isha i qetë”, theksoi fillimisht Miretti.

Cilat janë karakteristikat tuaja? “Unë jam shumë i frymëzuar nga De Bruyne i Manchester City, por në skuadrën e Juventusit i referohem Locatellit, përpiqem t’i vjedh sa më shumë që të jetë e mundur prej tij edhe gjatë stërvitjes”.

A duhet të përmirësohesh me të majtën? “Po, keni të drejtë që duhet të përmirësoj të majtën, e provova dhe sot”.

Familja? “Ata janë shumë të rëndësishëm për mua, më mbështesin gjithmonë dhe kanë bërë sakrifica të mëdha, jam i sigurt se do t’ua kthej, ata nuk kanë qenë kurrë shtypës dhe kjo ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua”.

Sa i rëndësishëm është Bonuçi? “Leo ishte një figurë e rëndësishme, unë mbështetem tek ata që janë më me përvojë dhe ata më qetësuan, Leo mbi të gjitha por edhe Danilo. Më bënë të ndihem afër tyre dhe kjo ishte thelbësore”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!