Emmanuel Macron do të vizitojë Katarin për çështjen e lirimit të pengjeve të Hamasit

schedule19:06 - 30 Nëntor, 2023

schedule 19:06 - 30 Nëntor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Katarin pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28) që do të mbahet në Dubai.

Nga Katari ai do të zhvillojë konsultime për çështjen e lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Përveç kësaj, sipas APE – BPE dhe siç njofton Elysee, presidenti francez do të ketë takime në Dubai me krerët e disa shteteve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe Princin e Kurorës saudite, Mohammed Bin Salman Al Saud, por edhe presidenti i Izraelit, Yitzhak Herzog./abcnews.al