Kryeministri dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se vendi ka në plan të dërgojë një anije kozmike pa pilot në Hënë në vitin 2024.
Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është gjithashtu sundimtari i emiratit Dubai, bëri njoftimin në Twitter të martën.
“Anija nga Emiratet do të ulet në sipërfaqen e Hënës në 2024 në zona që nuk janë eksploruar më parë nga misionet njerëzore”, shkroi ai.
Nëse është i suksesshëm në vitin 2024, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të bëhen kombi i katërt që zbarkon një anije kozmike në Hënë pas Shteteve të Bashkuara, ish Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
India, Izraeli dhe Japonia janë përpjekur, por dështuan në uljen e një anije kozmike në hënë. g.v/abcnews.al