Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë një spital fushor në Rripin e Gazës

schedule08:59 - 7 Nëntor, 2023

schedule 08:59 - 7 Nëntor, 2023

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan të hënën se synojnë të ndërtojnë një spital fushor në Rripin e Gazës.

Me urdhër të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pesë avionë u ngritën nga Abu Dhabi me pajisjet e nevojshme për ndërtimin e spitalit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit ëAM.

Materiali që ata mbanin do të shkarkoheshin në qytetin egjiptian Ash Aris për t’u transportuar më pas për në Rripin e Gazës.

Ky spital me 150 shtretër do të ketë klinika dhe specialitete të ndryshme, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe një klinikë pediatrike. Sipas agjencisë, nisma është një shprehje e mbështetjes historike dhe solidaritetit të Emirateve të Bashkuara Arabe me popullin palestinez.

Organizatat e ndihmës e përshkruajnë situatën në Rripin e Gazës si katastrofike, ku, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, shumë spitale mezi funksionojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!