“Emin Duraku” u dëmtua nga termeti, prindërit peticion ministrisë: Nuk sjellim fëmijët në shkollë

schedule11:18 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 11:18 - 9 Dhjetor, 2019

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë kanë firmosur paraditen e sotme një peticion, ku i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të mos zhvillohet mësim në këtë shkollë. Instituti i Ndërtimit ka konstatuar me herët se shkolla ka pësuar dëmtime në strukturë.

Aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9-vjeçares. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët thonë se nuk do të çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë së shkollës.

Ndërkohë në procesverbalin e Institutit të Ndërtimit, siguruar nga Abc News thuhet se shkolla ka dëmtime në strukturë, dhe godina e re është ndarë nga godina ekzistuese.

Lexo edhe:VIDEO/ Shkolla në mes të Bllokut del jashtë funksionit, shtesa ndahet nga godina   

/abcnews.al