“Emigron” vaji i ullirit/ Fier, çmimi këtë vit më i lartë për shkak të prodhimit të ulet

schedule15:24 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:24 - 22 Nëntor, 2023

Vaji i ullirit ‘Made in Albania’ po shkon i gjithi për eksport.

Sipas prodhuesve të vajit rritja e çmimit të vajit ka ulur kërkesën nga qytetasrët shqiptarë dhe ka favorizuar edhe më tepër eksportin.prodhimi i ullirit është përgjysmuar gjatë këtij viti  duke ndikuar direkt në rritjen e çmimeve.

Fermerët dhe përpunuesit shprehen se pritshmëritë janë që litri i vajit të ullirit të arrijë deri në 10 mijë lekë të vjetra.

Thatësira në Spanjë e Itali ka shkaktuar ulje të prodhimit të ullinjve dhe të vajit në tregjet europiane.

Kjo ka favorizuar prodhuesit shqiptar të vajit të cilët e kanë cuar vajin për eksport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!