Si gjithmonë emigrantët vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme kur bëhet fjalë për ekonominë e vendit.
Edhe këtë herë të intervistuar nga ekipi i emisionit të verës në T7, “Era Verë”, treguan për dhuratat dhe kontributin që ata japin vazhdimisht në vendlindjen e tyre në Kosovë.
Megjithëse ndryshe nga dikur ata nuk sjellin më dhurata të shtrenjta për më të dashurit e tyre.
“Dikur vetura, telefona, ora, jo mo, u kry edhe koha e çokollatave”, u shpreh një emigrant në aeroportin e Prishtinës.