Emigranti ilegal, Rey Manaj: Ika në Itali me gomone, si mund të rrija te Barça

schedule11:58 - 17 Mars, 2022

schedule 11:58 - 17 Mars, 2022

Rey Manaj është rrëfyer së fundmi në një intervistë të gjatë të dhënë për Gazzetta dello Sport. Sulmuesi lushnjar tregon se si iku në Itali në mënyrë ilegale, ndërkohë që nuk mund të shmangej debutimi me Interin, apo kalimi te Barcelona.

“Erdha bashkë me prindërit e mi tek shtëpia e tezes në Castelchiodato, provincë e Romës. Ishte viti 2000 dhe sapo kishte përfunduar lufta në Kosovë. Një mëngjes në orën 5 trokitën në derë: kontroll. Nuk kishim dokumente dhe na kthyen në Shqipëri.

Pas 2 vitesh u rikthyem në Itali me dokumente të rregullta. Babai kishte ardhur më parë për të gjetur punë. Unë erdha me gomone bashkë me mamanë, motrën e vogël dhe një teze.

Për fat isha i vogël dhe nuk mbaj mend asgjë nga ai udhëtim. Por e di që u nisëm pa sigurinë që do të arrinim. Pas disa kohësh në Castelchiodato u transferuam në Codogno dhe aty nisi historia ime në futboll”,

“Interi? Kalimi te zikaltrit ishte një ëndërr për mua, që isha tifoz zikaltër dhe festova tripletën e vitit 2010. Me shumë mundësi nuk isha gati fizikisht dhe mendërisht kur shkova te Interi”.

“Kujtimet nga Barcelona? Janë shumë. Më vjen në mendje firma mbi kontratë. Më dukej sikur po luaja në “PlayStation” dhe po zgjidhja lojtarët, ndërkohë që gjithçka ishte e vërtetë. Në fillim isha ne skuadër bashkë me Gavi, Araujo, Rique Puig dhe të tjerët.

Shkova edhe te skuadra e parë, për disa muaj kisha nderin të vrapoja dhe të stërvitesha me Messin. Aty nuk flisnin shumë, por dëgjonin gjithçka. Verën e kaluar në fazën përgatitore tregova se sa vleja. Në miqësoren e parë shënova tre gola. Atë ditë më kërkoi një tjetër klub në Laliga, por Barcelona vendosi të më mbajë. Më pas kërkova unë që të largohesha.

Koeman më shpjegoi situatën. Te Barcelona pas largimit të Messit kishte shumë konfuzion. Do të përforconin sulmin, por edhe unë do të kisha shanset e mia për të treguar veten. Unë ika para Griezmann, po të kishte ikur ai i pari unë do të qëndroja te Barcelona”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!