Emigranti i papunë në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda, e dorëzon në polici

schedule21:49 - 17 Maj, 2022

schedule 21:49 - 17 Maj, 2022

Një azilkërkues pakistanez në Itali gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

Agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë.

“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!