Emigranti gjen portofolin dhe shkon në Polici, i zoti i dhuron Eurot

schedule12:19 - 28 Janar, 2021

schedule 12:19 - 28 Janar, 2021

Një 20 vjeçar, me kombësi nigeriane, i cili jeton në Matera, në Itali, gjeti një portofol dhe e çoi në stacionin e policies.

Në këtë mënyrë u gjet edhe pronari i portofolit, i cili ishte një inxhinier.

Sipas mediave italiane, ky i fundit këmbëngulte t’i jepte të riut të gjitha paratë që gjendeshin në portofolin e tij (155 euro), si dhuratë në shenjë mirënjohjeje. Brenda portofolit ishin gjithashtu pesë karta krediti dhe disa dokumente personale.

Ndërsa shefi i policisë i Materas, e ka komplimentuar personalisht të riun për sensin e lartë qytetar të gjestit të tij.

Ndërkohë emigranti punon në një restorant në qytet si shpërndarës i ushqimeve në shtëpi. /abcnews.al