Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët, riaktivizohet marrëveshja/ Hoxha: Italia, shtet rigoroz në raport me ligjin. Nuk do shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

schedule13:23 - 28 Janar, 2025

schedule 13:23 - 28 Janar, 2025

Avokati Arbër Hoxha thotë se Italia është shtet rigoroz në raportin me ligjin, ndaj marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët është vënë shumë pak në zbatim, teksa këtë të martë mbërritën 49 emigrantë në Lezhë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh në kampet në Gjadër dhe Shëngjin, nukd o të shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Kjo marrëveshje, i ka kaluar të gjitha filtrat, jo vetëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por edhe gjykatave italiane, por Italia është një nga shtetet më buroktratike në Evropë, pas Gjermanisë. Janë rigoroz në raport me ligjin, ndaj ka funksionuar shumë pak në praktikë kjo marrëveshje. Nuk e di nëse ia vlen barra qiranë për Italinë. Italia ka investuar shuma marramëndëse në kamp. Besoj se nuk do të shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!