Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi mori në shqyrtim dhe diskutoi kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Avokatit të Popullit dhe PD-së, që i kërkuan që të ndërhyjë për të anuluar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nuk lejon votimin e emigrantëve, që vijnë ditët e fundit. Celibashi u shpreh se “çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime”.
“Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale” tha ai.
Gjithashtu edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Salianji u shpreh se “KQZ nuk ka asnjë lidhje me këtë cështje. Nuk bëhen këtu ankime që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Vendimi i komitetit të ekspertëve për pandeminë nuk lidhet me KQZ-në“.
Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të gjithë qytetarët shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë për shkak të ngarkesës së lartë virale në këto dy vende, sipas ekspertëve shqiptarë.
Por një urdhër i tillë do të thotë bllokim dhe heqje e së drejtës për të votuar në 25 Prill./ db/ Abcnews.al