Emigrantët/ Meloni: Të vendosur për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë

schedule16:45 - 17 Shkurt, 2025

schedule 16:45 - 17 Shkurt, 2025

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.

Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet e marra deri më sot për këtë çështje nga gjyqtarët bazohen në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian”.

“Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike”, shtoi Meloni.

Pothuajse një vit e gjysmë pas nënshkrimit të protokollit me qeverinë shqiptare, dhjetëra emigrantë janë dërguar në qendra dhe pas disa ditësh janë kthyer në Itali.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje dhe të zgjidhë ngërçin.

Meloni u shpreh gjithashtu se shpreson që Gjykata “do të shmangë rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!