Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kthehen në një sfidë serioze për Shqipërinë. Gjatë prezantimit të raportit të Berzh guvernatori Gent Sejko tha se në tre dekada popullisa është pakësuar me 1 të tretën ndërsa popllsia është plakur duke arritur në 43 vjec.
Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy ndër vendet mes ekonomive të BERZH me shkallën më të lartë të emigracionit dhe si shqetësues përmendet fenomeni i largimit të qytetarëve të arsimuar.
Prej vitit 1990, Shqipëria ka humbur rreth 40% të popullsisë nga emigracioni, ndërsa Kosova rreth 50% të popullsisë. Kreu I Bankës qendrore sygjeron ndërmarjen e masave të adresuar këtë problematike.
Sipas përfaqësuesit të Berzh plakja e popullsië ndikon direkt edhe në rritjen ekonomike dhe për këtë duhet që të ndërmeren masa të menjëhershme
“Plakja e popullsisë mund t’i heqë rreth 0.6 pikë përqindje rritjes vjetore ekonomike – pra nga 4% në 3.6%. Ky është një efekt i menaxhueshëm. Më problematike janë pasojat mbi pensionet dhe shëndetësinë.
Zgjidhja më premtuese është rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës të grave dhe të të moshuarve, siç ka ndodhur në Japoni dhe vendet nordike. Por kjo është politikisht e vështirë, për shkak të pensioneve, shëndetit dhe moshës reale të daljes në pension.”
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një financim rekord prej 217 milionë eurosh për Shqipërinë gjatë vitit 2025, kryesisht për projekte në sektorin e transportit dhe energjisë. / abcnews.al /


