Emigracioni “boshatis” fshatrat në Gjirokastër

schedule14:46 - 15 Gusht, 2021

schedule 14:46 - 15 Gusht, 2021

Këtu në fshatin Grapsh, të bashkisë Dropull kanë mbetur vetëm pak të moshuar. Dikur jetonin 600 banorë,  sot kanë mbetur 120. Pas viteve 90 shumë prej tyre zgjodhën të emigronin.

“Këtu kanë ngelur vetëm pleq, dhe ato shumica një nga një ikin. Tre familje janë që janë të rinj”, shprehet një banor.

“Arsyeja kryesore e largimit është emigrimi”, ka thënë ai.

. Ata tregojnë se për shkak të numrit të pakët të banorëve tokat u kanë mbetur pa punuar dhe janë detyruar t’i japin me qira.

“Tokat ne i japim me qira, nuk kemi traktorë e mjete shpenzimet janë shumë të mëdha”.

Edhe ne fshatin ne kufi me Greqinë,Vriserane panorama eshte e njejte. Ky është Anastas Kolo nje nga banoret e paket te mbetur ne zone.

“Jeton I vetëm pasi dy fëmijët dhe bashkëshorten i ka ne emigrim ne shtetin grek, ndërsa brenga me e madhe e tij është investimi i kryer dhe çfarë do te mund te ndodh me te vite me pas”, shprehet ai.

Prej 38 vitesh i është kushtuar sektorit te bujqësisë dhe ka ngritur një mini fermë pranë banesës së tij.

“Mirëmbajmë vreshtin dhe shtëpinë skam çfarë të bëjmë tjetër”, shprehet ndër të tjera ai.

Ne bashkine Dropull, atë te sipërm dhe te poshtëm janë rreth 21 fshatra minoritare, te cilët ashtu si ne mjaft zona rurale ne vendin tone janë prekur nga emigrimi dhe nga braktisja e tyre sidomos nga brezi i ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!