Emi Martinez bën xhestin e veçantë, nxjerr në ankand dorezat e finales për të ndihmuar fëmijët me kancer

schedule16:48 - 13 Mars, 2023

schedule 16:48 - 13 Mars, 2023

Portieri i Kombëtares argjentinase Emiliano Martinez ishte padyshim një nga protagonistët më të mëdhenj në triumfin e “albiceleste”-ve, në Botërorin e Katarit, ku zhvilloi paraqitje fantastike, ku “ndaloi” gola që jo çdo kush mund.

Mirëpo, Martinez ka vendosur t’i nxjerrë në ankand dorezat e përdorura në finalen e Kupës së Botës, të cilat mbajnë autografin e tij. Dorezat u shitën për plot 42 mijë euro, shumë kjo e cila do t’i dhurohet departamentit të onkologjisë pediatrike, në spitalin “Juan Garrahan” në Buenos Aires dhe do të ndihmojë fëmijët me kancer.

“Kur Fondacioni Argjentinas i Pediatrisë më kërkoi të dhuroja dorezat e mia, unë nuk hezitova. Ju nuk luani një finale të Kupës së Botës çdo ditë, është e veçantë. Por është shumë më e rëndësishme të ndihmosh një fëmijë sesa të mbaj dorezat e mia në një kuti në shtëpi”,- tha Martinez në fjalët e tij pas dhurimit të donacionit. /i.m /abcnews.al 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!