Sipas lajmeve të shumta që po raportohen në mediat italiane, Milani është i vendosur të bëjë një investim të madh për të rregulluar problemet në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Emerson Royal i Barcelonës është një objektiv, por negociatat janë të vështira, pasi lojtari i Barcelonës ka një kontratë me Real Betis deri në vitin 2021.
Milani do të duhej të negocionte me të dy klubet dhe operacioni do të kushtonte rreth 30 milion euro.
Kjo do të thotë që Milani mund të ndjekë futbollistë të tjerë, me Denzel Dumfries të PSV Eindhoven si një alternativë. Conti dhe Calabria nuk ofrojnë garanci dhe Milani, duket se medoemos do një mbrojtës të djathtë këtë merkato./abcnews.al