Emërohet përbërja e re e Qeverisë së Federatës boshnjake-kroate

schedule17:12 - 29 Prill, 2023

schedule 17:12 - 29 Prill, 2023

Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, konfirmoi emërimin përbërjes së re të Qeverisë së Federatës, në një seancë të jashtëzakonshme në Sarajevë, të premten, më 28 prill.

Në favor të emërimit të ministrave të rinj dhe të kryeministrit të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, votuan 51 përfaqësues, dy ishin kundër dhe një abstenoi, shkruan REL.

Paraprakisht, përfaqësuesit e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe Frontit Demokratik, parti opozitare në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, e braktisën seancën.

Qeveria e entitetit ka kryeministrin dhe 16 ministra, të cilët bënë betimin solemn në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Përbërja e re do të përfshijë ministra nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i Bosnjë e Hercegovinës, Partia Socialdemokrate (SDP) e Bosnjë e Hercegovinës, HDZ 1990, Partia jonë dhe partia Populli dhe Drejtësia (Narod i Pravda).

Seanca e Dhomës së Përfaqësuesve u mbajt një ditë pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, vendosi ndryshime në Kushtetutën e Federatës boshnjake-kroate, me qëllim të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së kësaj federate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!