Emërohet kryeministri i ri i Finlandës, kush e zëvendëson Sanna Marin

schedule11:58 - 20 Qershor, 2023

schedule 11:58 - 20 Qershor, 2023

Parlamenti i sapozgjedhur i Finlandës votoi sot për të emëruar Petteri Orpo, kreun e Partisë së Koalicionit Kombëtar (NCP), si kryeministër.

Në këtë mënyrë i hapet rruga një qeverie të djathtë dhe përfundon sundimi i socialdemokrates Sanna Marin.

Orpo do të kryesojë një koalicion të NCP konservatore, Partisë nacionaliste finlandeze, pakicës Partia Popullore Suedeze dhe Kristian Demokratët, të cilët së bashku fituan shumicën e vendeve parlamentare në zgjedhjet e 2 prillit.

Ministrja e re e Financave do të jetë Riika Pura, kryetarja e partisë euroskeptike finlandeze, ndërsa nënpresidentja e NCP Elina Valtonen do të bëhet Ministre e Jashtme kur qeveria të marrë detyrën.

“Ju falënderoj shumë për besimin që më keni treguar”, tha Orpo në parlament pak pas votimit.

Duke e përshkruar veten si një konservator fiskal, Orpo e bazoi fushatën e tij zgjedhore në një premtim për të reduktuar deficitin buxhetor të qeverisë duke ulur shpenzimet si dhe duke ulur taksat, ndërsa kërkon të nxisë krijimin e vendeve të punës në sektorin privat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!