Emërohet gruaja e parë në shërbimin e inteligjencës, kabineti i Joe Biden

schedule21:08 - 23 Nëntor, 2020

schedule 21:08 - 23 Nëntor, 2020

Ekipi i të zgjedhurit president të SHBA’së, Joe Biden, ka prezantuar kabinetin që pritet të jetë krahu i djathtë i tij gjatë mandatit katër vjeçar.

Siç është raportuar, Antony Blinken do të jetë Sekretari i ri i Shtetit.

Pozitën e Sekretarit për Siguri Kombëtare, do ta ketë Alejandro Mayorkas.

Nëse konfirmohet në pozitë, ai do të jetë i pari imigrant dhe i pari latin në këtë post. Ai ka përvojë 30 vjeçare si zyrtar për sundim të ligjit dhe një avokat i njohur në SHBA.

Ishte zëvendës sekretar gjatë Administratës së Obamës.

Drejtoreshë për Inteligjencën Kombëtare do të jetë Avril Haines. Ajo do të bëhet gruaja e parë që merr këtë post. Haines ka punuar me Biden në role të ndryshme për më shumë se një dekadë.

Ambasadorja amerikane në OKB do të jetë Linda Thomas-Greenfield.

Ajo është një diplomate karriere dhe kthehet në punë pasi u pensionua pas më shumë se 35 vjetësh karrierë.

Këshilltari për Siguri Kombëtare pritet të jetë Jake Sullivan. Ai ishte një këshilltar politik për Bidenin.

I deleguari Special i presidentit për temën e Klimës do të jetë një emër i njohur, John Kerry. Ai është personi që nënshkroi Marrëveshjen e Klimës së Parisit më 2015./abcnews.al/