Emërohet drejtori i ri i Shpronësimeve

schedule18:07 - 4 Nëntor, 2020

schedule 18:07 - 4 Nëntor, 2020

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, i cili do të jetë Erlis Hereni.

Vendimi i plote
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erlis Hereni emërohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!