Anëtarja e KLP-së Nurihan Seliti ka theksuar se për emërimin e Memçaj është shkelur ligji, duke iu drejtuar me pyetjen konkrete: Çfarë mendon kandidatja Fatjona Memçaj për shkeljen e ligjit nga dy institucionet për emërimin e saj?
Memçaj nuk është dakorduar me mendimin e anëtares së KLP-së, Nurihan Seliti duke theksuar se nuk ka pasur shkelje ligji, por interpretim të tij, duke deklaruar se ligji për të është i shenjtë.
“Unë e kam frikë ligjin, ndaj e kam ndërtuar karrierën mbi frikën mbi ligjin. Njerëzit që me njohin e dinë që s’kam frikë në detyrë sepse nuk do isha këtu. Ligjin e quaj të shenjtë nuk ka patur shkelje ligji për emërimin tim. Mbi ketë votim që është bërë në Këshill nuk ka pasur shkelje, por një interpretim të ligjit”, tha Memçaj./abcnews.al