Spanja ka njoftuar se po planifikon të vendosë një taksë deri në 100% për pasuritë e patundshme të blera nga qytetarët që nuk janë banorë të Bashkimit Europian, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar.
Kryeministri Pedro Sánchez e quajti këtë masë “pa precedent” dhe e cilësoi si të nevojshme për të adresuar emergjencën e strehimit në vend. Ai theksoi se ky hap është i domosdoshëm për të parandaluar krijimin e një shoqërie të ndarë në dy klasa sic po ndodh në Perëndimin, të pasurit pronarët dhe të varfër qiramarrësit.
Sánchez theksoi se 27,000 pasuri ishin blerë nga qytetarë jo-rezidentë të BE-së në vitin 2023, jo për të jetuar në to, por për t’i përdorur për përfitime financiare. Ai shtoi se ky fenomen nuk mund të lejohet në një kontekst të mungesës së strehimit në Spanjë.
Sidoqoftë, kryeministri nuk dha detaje të tjera për mënyrën se si do të implementohet taksa ose afatin kohor përpara se të paraqitet në parlament për miratim.
Aktualisht, të huajt jo-rezidentë paguajnë mesatarisht 6-10% të vlerës së pasurisë si taksë, varësisht nga rajoni dhe statusi i pasurisë. Propozimi i ri, i cili mund të rrisë këtë taksë deri në 100%, pritet të finalizohet pas një studimi të mëtejshëm nga autoritetet spanjolle. / abcnews.al