Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, Milani ka marrë edhe një lajm të keq nga infermieria. Leo Duarte ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale dhe do t’i mungojë gjatë kuqezinjve. Mbrojtësi brazilian u operua në Suedi në thembrën e Akilit dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth 3-4 muaj.
23-vjeçari i ardhur në verë nga Flamengo është aktivizuar në pesë ndeshje këtë sezon dhe numëron 392 minuta aktivizim. Një problem i madh për Stefano Piolin, të cilit i kanë mbetur në dispozicion vetëm 3 qendërmbrojtës: Romagnoli, Musacchio dhe Caldara.
Ky i fundit qëndron jashtë prej një kohe të gjatë dhe nuk e ka ritmin e ndeshjeve, kështu që Milani do të detyrohet të kërkojë një përforcim në mbrojtje në merkaton e janarit. /abcnews.al