Emër i madh për Prishtinën, kampionët firmosin me ish-mbrojtësin e Partizanit

schedule20:19 - 17 Gusht, 2021

schedule 20:19 - 17 Gusht, 2021

Prishtina vazhdon të investojë në lojtarë cilësorë, me qëllimin për të mbrojtur titullin kampion, të fituar me shumë mund sezonin e shkuar.

Ditën e sotme ata kanë arritur marrëveshje me një lojtar të spikatur, veçanërisht në Superiore me Partizanin, Sodiq Atanda . 27-vjeçari ka qenë sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe është prezantuar.

Atanda është me origjinë nga Nigeria. Kulmin ai e kishte me Partizanin, me të cilën fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2018-2019. Prej largimit nga të kuqtë ai ishte në Izrael, ku luajti me Hapoel Kfar Saba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!