“Ëmbëlsira” e Tik Tok “çmend” studion: Më pëlqen shumë trahanaja

schedule09:58 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 09:58 - 20 Dhjetor, 2023

Soel Veliaj është vogëlushi që është bërë viral në Tik Tok. Ai ka shumë ndjekës, të cilët i ka bërë për vete me batutat dhe ëmbëlsinë e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Soeli bashkë me mamin e tij, Marsida ka bërë të gjithë studion të shkrihet gazi. Ai ka treguar natyrën e tij trazovaçe, duke mos qendruar në asnjë moment pa lëvizur.

Ndërkohë, mami ka thënë se në fillim videot i ka bërë thjesht për qejf dhe më pas u bën shumë të pëlqyera nga të gjitha.

“Unë videot i kam bërë për qejf dhe nuk e dija që do të bëheshin virale. I kam bërë për kënaqësinë time. Ne kemi çik rrugë për të bërë nga shtëpia deri te autobusi dhe e marrim me terezi, bëjmë video të ndryshme.

Ka nisur të flasë vonë, jemi bërë merak, ka nisur të flasë tre vite e gjysmë”.

Më tej, ajo zbuloi se Soeli: “Ushqimin e ka qejf. I ha të gjitha nga pak. I pëlqen shumë trahanaja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!