Në Elbasan e ruajnë ende traditën e gatimit të ballokumeve në prag të ditës së verës.
Englet Baku, recetën e ëmbëlsirës simbol të festës e ka trashëguar nga gjyshja e mandej nëna e tij.
Tregon se të gjithë përbërësit duhet të jenë të freskët, përveç gjalpit që këshillohet të jetë i vjetër.
Receta origjinale kërkon ujin e finjës ndërsa përpunimi i përbërësve rekomandohet të bëhet në një enë bakri.
Procesi përgatitjes është i gjatë dhe i mundimshëm.
Duhet kujdes jo vetëm në masën e përbërësve por edhe gjatë pjekjes që duhet të jetë e ngadaltë.
Ballokumen nuk e ka zëvendësuar asnjë ëmbëlsirë tjetër dhe interesi për të është i lartë jo vetëm në ditën e verës por çdo kohë.
Embelsira autentike shqiptare pergatitet edhe në qytete të tjera të vendit por elbasanllinjtë thonë se ballokumen e vërtetë mund ta gjesh vetëm në qytetin e tyre./abcnews.al