Agjencia Evropiane e Barnave vijon me punën e saj për të monitoruar rastet që lidhen me mpiksjen e gjakut nëse kanë ndikim vaksinat anti Covid Pfizer / BioNTech dhe Modern, gjë që deri më tani nuk është vërtetuar.
EMA në prill bëri me dije se kishte gjetur një lidhje midis shfaqjes së mpiksjeve dhe vaksinave AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Megjithatë, ai vlerësoi se për të dy, përfitimet tejkalojnë rreziqet.
Komiteti Coreper për Farmakovigjilencën (PRAC) vazhdon të shqyrtojë vaksinën Pfizer / BioNTech dhe Moderna kundër Covid-19 për mpiksje të rralla me numër të ulët të trombociteve.
Sipas autoriteteve këto janë vaksina që përdorin teknologjinë e dërguesit të ARN-së (mARN), dmth ato janë të ndryshme nga ato të AstraZeneca dhe J&J.
Deri më sot, vetëm “disa raste” janë raportuar tek njerëzit që kanë marrë një vaksinë të kësaj teknologjie, sqaroi EMA, e cila konsideron se në këtë fazë nuk është gjetur asnjë lidhje.
EMA ka filluar gjithashtu vlerësimin e një ilaçi të mundshëm për Covid-19, sotrovimab, një antitrup monoklonal i bërë nga kompani britanike dhe amerikane./abcnews.al