EMA: Vaksinat “m-ARN” vrasin edhe mutacionin indian të Covid-19

schedule17:34 - 12 Maj, 2021

schedule 17:34 - 12 Maj, 2021

Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave dhanë një konferencë për shtyp të Mërkurën pasdite, ku paraqitën të gjitha të dhënat më të fundit mbi ecurinë e pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjet e bëra për ta zvogëluar atë.

Ajo që vlen për tu theksuar është se EMA ka dalë në përfundimin se me (ARN) mund të vrasin edhe mutacionin indian.

“Ne kemi shumë prova premtuese se vaksinat e ARN-së janë në gjendje të neutralizojnë këtë variant të koronavirusit,” tha agjencia në një deklaratë.

Bashkimi Evropian është i vetmi rajon që ka katër vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid (Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen J&J) dhe katër të tjerëve nën vlerësim (Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sinovac).

Aktualisht, ekzistojnë disa lloje kryesore të vaksinave ndaj COVID-19. Vaksinat e m-ARN-së (ARN mesazhere) përmbajnë material nga virusi që shkakton COVID-19 dhe që u jep qelizave tona udhëzime se si të krijojmë një proteinë të padëmshme që është unike për virusin. Qelizat tona pasi bëjnë kopje të proteinës, shkatërrojnë materialin gjenetik të ardhur nga vaksina. Trupat tanë e njohin faktin që proteina nuk duhet të jetë aty dhe zhvillojnë limfocitet T dhe B të cilët do të kujtojnë se si të luftojmë virusin që shkakton COVID-19 nëse infektohemi në të ardhmen.

Vaksinat me pjesëza të proteinave përfshijnë pjesë (proteina) të padëmshme të virusit që shkakton COVID-19 në vend së të tërë virusit. Pas marrjes së vaksinës, sistemi ynë imunitar njeh proteinat nuk i përkasin trupit dhe fillon të krijojë limfocite T dhe antitrupa. Nëse infektohemi në të ardhmen, qelizat e kujtesës do ta njohin dhe luftojnë virusin.

Vaksinat vektoriale përmbajnë një version të dobësuar të një virusi të gjallë (një virus i ndryshëm nga ai që shkakton COVID-19) që mbart material gjenetik nga virusi që shkakton COVID-19 të futur në të (ky quhet vektor viral). Pasi vektori viral futet brenda qelizave tona, ato fillojnë të prodhojnë një proteinë që është unike për virusin që shkakton COVID- 19 dhe me tej bëjnë kopje te kësaj proteine e cila nxit zhvillimin e limfociteve T dhe B që do të kujtojnë se si ta luftojmë virusin nëse infektohemi në të ardhmen./abcnews.al/