EMA jep vendimin, Spanja do të rifillojë përdorimin e AstraZeneca të mërkurën e ardhshme

schedule08:25 - 19 Mars, 2021

schedule 08:25 - 19 Mars, 2021

Spanja do të rifillojë administrimin e vaksinës AstraZeneca të mërkurën e ardhshme, sipas një njoftimi të Ministres së Shëndetësisë Carolina Darias në një konferencë shtypi në televizionin kombëtar pasi Agjencia Europiane e Barnave tha që ajo ishte “e sigurt dhe efektive”.

Qipro, Italia dhe Franca thanë gjithashtu se kishin në plan të rinisnin përdorimin e vaksinës pas njoftimit të EMA të enjten.

Darias tha se ekspertët e shëndetit nga 17 qeveritë rajonale të Spanjës, të cilët administrojnë vaksinat kundër Covid-19, do të mblidhen këtë fundjavë për të bërë një propozim se cilat pjesë të popullatës duhet të marrin vaksinën AstraZeneca duke filluar nga e mërkura e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!