Pas katër muajsh në krye të detyrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë për herë të parë në në një dëgjesë në Komisionin e Medies, gjatë të cilit u diskutua ligji i ri për Trashëgiminë Kulturore dhe zbatimi i tij në qytetin e Gjirokastrës. Margariti renditi disa nga investimet që janë kryer në këtë qytet, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, me pas ajo , ndali edhe tek puna e inxhinierëve edhe 16 mjeshtërve të kalldrëmit, që po vazhdon për projektin “Rehabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin Gjirokastër”. Margariti pranoi se: se këto punime kane ngjallur debate, por sipas ministres e cila i ka ndjekur nga afër edhe punimet ,Nuk ka asnjë aspekt teknik për t’u shqetësuar, për mbivendosjen e kalldrëmeve apo të kanalizimeve./ABC News Albania 24/7
Elva Margariti: Restaurimi i kalldrëmeve të Gjirokastrës brenda standardeve
schedule16:23 - 30 Prill, 2019
schedule 16:23 - 30 Prill, 2019