Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit. Mbrojtësi i djathtë do të largohet me shumë siguri nga nënkampionat e Italisë në fund të këtij sezoni, pas plot 5 sezoneve të kaluara në “San Paolo”.
Kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk do të ketë rinovim kontrate. Ky është vendim i marrë nga lojtari shkodran dhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, sipas raportimeve të Corriere dello Sport. Ofertat për Hysajn nuk mungojnë, si nga Serie A dhe nga jashtë Italisë.
Kontrata e lojtarit të kombëtares shqiptare me Napoli përfundon në verën e vitit 2021. Klubi italian ndodhet përpara dy opsioneve: të pranojë shitjen e Hysajt këtë verë me një çmim të ulët ose ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. /abcnews.al