Anglia arriti të mposhte dje 0-4 Kosovën në Prishtinë, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Tifozët dardanë dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke i ofruar një pritje madhështore kombëtares angleze.
Mbrojtësi i Leicester Cityt, Ben Chilwell ka mbetur i mahnitur nga atmosfera e krijuar. Anglezi ka reaguar në ‘Twitter’, ku i cilëson tifozët kosovarë si më të mirët në botë. “Kosova ishte një nder. Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Vend i bukur, njerëz të dashur. Suksese në të ardhmen”, shkruan 22-vjeçari.
Përpos humbjes, tifozët dardanë duartrokitën lojtarët angleze në fundin e takimit. Gjithashtu edhe trajneri i ‘3 Luanëve’, Gareth Southgate deklaroi se ai dhe ekipi i tij nuk e kanë përjetuar ndonjëherë atmosferë si ajo e djeshmja në Prishtinë. /abcnews.al