Elozhet e Podolskit: Gnabry i kompletuar, mua më mungon këmba e djathtë

schedule15:15 - 30 Mars, 2020

schedule 15:15 - 30 Mars, 2020

Serge Gnabry po fluturon te Bayern Munchen dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Gjermanisë. 24-vjeçari u bë pjesë e Arsenal në moshën 17-vjeçare. Konkurrenca ishte e madhe dhe pas disa huazimeve vendosi të largohet.

Te Gunners luante edhe Lukas Podolski. Të dy lojtarët gjermanë kishin një miqësi të madhe me njëri-tjetrin. 34-vjeçari i Antalyaspor flet për Gnabry në një prononcim për FourFourTwo, aty ku nuk i kursen elozhet dhe batutat.

Gnabry ishte i pafat dhe pësoi disa dëmtime. Ai paraqitej mirë në stërvitje. Kalonim shumë kohë bashkë jashtë fushave dhe dilnim për darkë. Por futbolli kështu është ndonjëherë, duhet të gjesh një trajner që ka besim tek ti.

Serge godet me të dy këmbët, është i shpejtë dhe i fuqishëm. Pak a shumë si unë, thjesht nuk e kam këmbën e djathtë si ai. Jam shumë i kënaqur që po shëlqen me Bayern Munchen”, deklaron Podolski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!