Victor Osimhen është blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, me të kaltrit që paguan plot 80 milion euro për firmën e tij. Sulmuesi bëri paraqitje të mirë në takimin kundër Parmës, të cilin Napoli e fitoi 0-2. Trajneri napolitan, Gennaro Gattuso, i ka thurur elozhe Osimhen, duke e quajtur një lojtar me shumë cilësi dhe një njeri që ka vlera të mëdha.
“Këshilla ime për Osimhen? Gjëja kryesore që më ka bindur që nga dita e parë, kur isha në shtëpi rreth përpara tre muajsh, janë cilësitë dhe karakteristikat e këtij lojtari. Ka vlera të mëdha dhe është një njeri i mirë mbi të gjitha.
Një djalë që e di se nga vjen, në çfarë vendi është rritur. Nuk e harron kurrë këtë. Jam shumë i sigurt se nëse do të vazhdoj kështu dhe të jetë me këmbë në tokë do të bëjë karrierë të madhe. Me Osimhen ka qenë kaq shumë e lehtë.
Pas 4-5 ditësh në dhomat e zhveshjes filloi të bënte shaka. Nëse nuk ke karizmën e duhur dhe nëse nuk je inteligjent, nuk mund të bëhesh mik dot me të gjithë pas 4-5 ditësh”, u shpre Gattuso./abcnews.al