Elona Varfi, e cila është pjesë e ankandeve më të famshëm në botë me objektet më të rralla, ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.
Ajo rrëfeu fillimet e saj të punës në Angli, ku jeton tashmë prej vitesh dhe punët më të vështira që ka bërë për të gjetur objektet e rralla që klientët kërkojnë.
Prej pesë vitesh Varfi është pjesë e eventit “Royal Ascot”.
“Njerëzit porosisin produkte që nuk i gjejnë dot vetë dhe porosisin një personal shopper. Fillova që kur isha në Shqipëri. Kur erdha këtu në Angli kam edhe kompaninë time që funksionin me ‘neteork-un’ tim ku marr dhe komisione. Nuk është problem klienti, por të gjesh produktin, kur gjen produktin, e kë shitur. Pasi janë gjëra të rralla që nuk i gjen dot. Unë marr pjesë nëpër ankande të rralla, ku për produktet e luksit që shes kam komision.
Unë kam gjetur produkt në Amerikë, e kam paguar me dollarë dhe kur kam marrë pagesën në paund kishte ndryshuar raporti dhe dola aty aty, por jo me humbje. Ndaj duhet të tregosh kujdes. P.sh. është shumë e vështirë të blesh një çantë Hermes, por unë e kam biznes.
Unë jam marrë me çanta që janë shumë të veçanta. Koleksionistët i kërkojnë. Mund të jenë 1-2 në botë. Mirë që e gjen, por duhet edhe ta bindësh që personi që e kanë ta shesin. Po ashtu merrem me bizhu që janë shumë të shtrenjta. Ka qenë një koleksion i Indisë, një ishte në muze dhe një në qarkullim të lirë. Është e vështirë normalisht. Ti nuk ta di kush i blen, pasi ka raste që është institucion. Për çmimin e duhur çdokush e shet një produkt të caktuar.“, u shpreh Varfi.
/abcnews.al