Elona Guri nxjerr foto nga drejtoria e Policisë së Durrësit: E proceduar nga shteti policor

schedule19:02 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:02 - 12 Shkurt, 2021

Kandidatja e LSI për Durrësi, Elona Guri thotë se është proceduar nga policia pasi ka protestuar kundër vendimit të Policisë së Shtetit për të gjobitur me 50 mln lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi.

Teksa ka postuar foto nga drejtoria vendore e Policisë së Durrësit, Guri shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se shteti policor po ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve në Durrës. Ajo shton se më 25 Prill qytetaria e Durrësit do e shporrë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor. Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit. Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin”, shkruan ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!