Miliarderi CEO dhe pronari i Twitter, Elon Musk, ka ndryshuar papritur logon e Twitter.
Pasditen e së hënës, zogu blu i firmës u zhduk dhe u zëvendësua nga imazhi “historik” në internet, qeni Dogecoin.
“Siç premtova”, shkroi ai në llogarinë e tij personale.
As promised pic.twitter.com/Jc1TnAqxAV
— Elon Musk (@elonmusk) April 3, 2023
Sipas coinmarket vlera e dogecoin u rrit deri në 20%.
Ndryshimi erdhi pasi miliarderi Elon Musk mori kontrollin e gjigantit të mediave sociale në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor 2022. Ndryshimi i logos Doge ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e Twitter.
Disa e shohin shkëmbimin argëtues dhe në përputhje me sensin e humorit të Musk.
Megjithatë, të tjerët po pyesin nëse platforma është hakuar apo nëse kjo është një shaka e vonuar e 1 prillit. /abcnews.al