Elon Musk ka zbuluar se nuk i pëlqen të jetë shefi i Tesla-s. Miliarderi bëri deklaratën befasuese gjatë një seance gjyqësore pasi akuzohet për presion ndaj anëtarëve të bordit të firmës për të blerë një kompani të panelit diellor.
“Unë e urrej këtë dhe do të preferoja shumë ta kaloja kohën time në projektim dhe inxhinieri.” Aksionerët pretendojnë se paratë e kompanisë së makinave shkuan dëm duke blerë SolarCity.
Në kohën e marrëveshjes, Musk zotëronte një 22% të aksioneve të Tesla dhe kompaninë e panelit diellor, e cila u themelua nga kushërinjtë e tij. Ai gjithashtu mohoi të ketë ushtruar presion mbi anëtarët e bordit, duke thënë se marrëveshja ishte pjesë e një “master plani” për të krijuar automjete të përballueshme me furnizime të energjisë së gjelbër.

