Elon Musk thotë se roboti i tij humanoid do t’u shërbejë miliona njerëzve, kushton më pak se një makinë

schedule12:02 - 17 Gusht, 2022

schedule 12:02 - 17 Gusht, 2022

Elon Musk ka zbuluar detaje rreth robotit humanoid Optimus të Tesla-s. Miliaderi amerikan tha se roboti, i krijuar për qëllime industriale dhe shtëpiake do të kushtojë më pak se një makinë. Roboti do të ketë gjymtyrë dhe tipare, peshë dhe gjatësi të ngjashme me njeriun.

Mund të mbajë objekte të rënda, të ecë shpejt dhe ekrani në fytyrën e tij do të shërbejë si një ndërfaqe interaktive për komunikimin me njerëzit. “Tesla Bots fillimisht janë pozicionuar për të zëvendësuar njerëzit në detyra të përsëritura, të mërzitshme dhe të rrezikshme.

Por vizioni është që ata t’u shërbejnë miliona familjeve, të tilla si gatimi, kositja e barit dhe kujdesi për të moshuarit”, shkroi Musk në esenë e botuar në revistën China Cyberspace. Çmimi i tyre do të ulet në të ardhmen dhe përfundimisht do të kushtojë më pak se një makinë

Roboti Optimus i Tesla-s do të debutojë në Ditën e AI më 30 shtator.

"Vizioni është që ata t'u shërbejnë miliona familjeve, të tilla si gatimi, kositja e lëndinave dhe kujdesi për të moshuarit," shtoi manjati.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!