Elon Musk siguron 46 miliardë dollarë për të blerë Twitter

schedule17:06 - 21 Prill, 2022

schedule 17:06 - 21 Prill, 2022

Elon Musk thotë se ka siguruar 46.5 miliardë dollarë që do t’i nevojiten për të blerë Twitter-in dhe po konsideron blerjen e aksioneve direkt nga investitorët për të marrë kontrollin e kompanisë së mediave sociale. Sipas mediave të huaja, Elon Musk ka bërë një njoftim në Komisionin e Tregut të Kapitalit.

Musk ka grumbulluar 25.5 miliardë dollarë borxh – përfshirë një hua 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla – nga një grup bankash të udhëhequra nga Morgan Stanley, këshilltari i tij financiar. Javën e kaluar, Musk njoftoi një ofertë për të blerë kompaninë për rreth 43 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s thotë se është duke eksploruar atë që njihet si një ofertë tenderi për të blerë të gjithë aksionet. Sipas një oferte tenderi, Musk, i cili zotëron rreth 9% të aksioneve në Twitter, do ta çonte ofertën e tij drejtpërdrejt tek aksionarët e tjerë, duke anashkaluar bordin.

Por Musk nuk ka vendosur ende nëse do ta bëjë këtë. Dokumentet thonë se Twitter nuk i është përgjigjur propozimit të Musk. Javën e kaluar bordi i Twitter-it miratoi një “pilulë helmuese” mbrojtëse, si një përpjekje për të parandaluar miliarderin që të rrisë aksionet në firmë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!