Elon Musk shpreh zhgënjim ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe shpenzimet

schedule14:46 - 28 Maj, 2025

schedule 14:46 - 28 Maj, 2025

Elon Musk ka shprehur zhgënjim ndaj një prej politikave kryesore të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se projektligji i fundit për taksat dhe shpenzimet mund të rrisë deficitin buxhetor dhe të minojë përpjekjet për uljen e shpenzimeve.

Në një intervistë për CBS Sunday Morning, Musk tha se ishte “i zhgënjyer” nga plani i Trump, i cili përfshin ulje taksash shumëmiliardëshe dhe një angazhim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Ai argumentoi se ky projektligj “rrit deficitin buxhetor, jo vetëm që nuk e ul atë”.

Musk, i cili ishte angazhuar si këshilltar për uljen e shpenzimeve gjatë administratës Trump, kishte ndihmuar në ndalimin e fondeve për ndihmën e huaj amerikane dhe projekte të tjera. Megjithatë, ai njoftoi se do të tërhiqej nga ky rol.

Projekti i miratuar nga Dhomat e Përfaqësuesve përfshin ulje taksash për individët dhe kompanitë, si dhe një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe deportimin masiv të emigrantëve. Gjithashtu, ai propozon rritjen e kufirit të borxhit të qeverisë në 4 trilionë dollarë.

Musk e përshkroi projektligjin si një “bill të madh dhe të bukur”, por shtoi se një ligj mund të jetë i madh ose i bukur, por nuk mund të jetë të dyja në të njëjtën kohë. Kritikat e tij theksojnë tensionet brenda Partisë Republikane në lidhje me politikat fiskale të Trump.

Komentet e Musk vijnë pas një periudhe tensioni me Trump, të cilin ai e mbështeti në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024 me donacione mbi 250 milionë dollarë./abcweb.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!